Ekipet “big” vendosen në radhë për Dibalan, Juventusi vendos çmimin

Paulo Dibala, ndoshta është lojtari që ka rënë më së shumti në hijë te Juventus, pas ardhjes së Kristiano Ronaldos. Argjentinasi ka arritur të shënojë vetëm dy gola, pas gjysmës së parë të sezonit dhe duke u nisur nga fakti se në ekip “zonja e vjetër” tashmë ka yllin portugez, Dibala nuk është më i pashitshëm.

Shumë ekipe të mëdha janë vënë në lëvizje për 25-vjeçarin, ku Bajern Mynih dhe Mançester Siti shihen të jenë kandidatë serioz për transferimin e tij. Gjithsesi, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, drejtuesit bardhezinj kanë refuzuar çdo ofertë në drejtim të Dibalas dhe kanë vendosur një çmim fillestar ku mund të nisë “ankandi”.

Për Juventusin, ofertat në drejtim të sulmuesit argjentinas duhet të jenë të paktën 100 milionë euro. Gjithmonë, sipas medieve italiane, shitja e Dibalas nuk shihet diçka e pamundur, por si diçka që mund të ndodhë dhe nuk përjashtohet një operacion i ngjashëm me Pol Pogban, i cili u transferua te Mançester Junajtid për 110 milonë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online