PSG u shkatërrua 5-1 nga skuadra e Lilës dhe kjo humbje ishte më e thella në 19 vitet e fundit. Kilian Mbape ka qenë i xhindosur me skuadrën e tij dhe kjo humbje nuk është kapërdirë nga ylli francez.
20-vjeçari foli para mediave me një sinqeritet të madh dhe nuk u përmbajt aspak, duke thënë: “Ekip pa personalitet. Kjo është një nga pikat tona të dobëta. Duhet korrigjuar sa më shpejt! Luajtëm sikur të ishim të gjithë debutues”, tha kampioni i botës.
Ndërsa trajneri Tomas Tuhel, ishte më i përmbajtur: “Është e lehtë të dalësh para mediave dhe të thuash ato që tha Kilian, por duhet të qëndrojmë të qetë, pasi pavarësisht gjithçkaje, skuadra bëri një ndeshje relativisht të mirë. Në futboll, ka dhe humbje të tilla, që tregojnë disa pika të dobëta, por ne jemi këtu për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur sa më shumë”.
Megjithatë, deklarata nuk ka kaluar pa një dënim nga ana e klubit. Mbape nuk u grumbullia në takimin e sotëm ndaj Nantës, ku me shumë gjasa PSG do të festojë titullin kampion.
? Tonight's starting XI ? @FCNantes! ? #FCNPSG
?? #AllezParis pic.twitter.com/04jhuWpEha
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 17, 2019