Edvan Bakaj, rekord kartonësh pa luajtur fare

Mund të mos luash dhe sërish bëhesh personazh. Edvan Bakaj është një nga ata djem model dhe nga më pozitivët, por ndonjëherë në fushë nuk e mbajnë nervat dhe gjithmonë bëhet protagonist. Edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat këtë sezon, portieri bardheblu ka vendosur një rekord të rrallë, ndoshta edhe në rag botëror.

Një karton i kuq dhe dy të verdhë këtë sezon, pa qenë fare në fushë! Shumë, tmerrësisht për një portier që nuk ka luajtur fare në kampionat, ndërkohë që titullari Ilion Lika ka marrë vetëm një karton të verdhë në 36 ndeshje!

Në fillim Bakaj u ndëshkua me karton të kuq në derbi, për një sherr me Ibrahimin. Sapo shleu dënimin e parë, në takimin me Korabin u ndëshkua për një sherr të vogël. Ndërkohë dje në finalen e Kupës, Kridens Meta e ndëshkoi me një karton të verdhë, sepse hyri në fushë pa leje dhe ndihmoi Dokën të çbllokonte muskujt.

Sa për kuriozitet, Tirana ishte skuadra më “fair” në sezonin që u mbyll, sepse mori vetëm 45 kartonë të verdhë e 3 të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *