Cetkoviç pa kontratë, ngulmohet për Kotobellin

Fantazistit malazez i ka përfunduar kontrata me Partizanin, ndërkohë që vijojnë tentativat për Kotobellin. Mesfushori ka mbështetjen e Moxhit

Partizani ka marrë pushimet, ndërkohë që klubi po mendon për lëvizjet në merkato. Veç afrimeve, duhet që drejtuesit të mendojnë edhe për rinovimin e kontratave. Me mbylljen e kampionatit, kontrata për Marko Cetkoviç ka përfunduar dhe pritet që mes palëve të ketë bisedime për rinovimin e saj. Kjo ende nuk ka ndodhur, por së shpejti pritet të qartësohet e ardhmja mes palëve. Cetkoviç u afrua në janar te Partizani, pasi ndërpreu kontratën me boshnjakët e Sarajevos. Malazezi u aktivizua në 16 ndeshje, 11 prej të cilave si titullar, ndërkohë që arriti të gjejë golin e parë në javën e parafundit, teksa i shënoi skuadrës së Korabit në fitoren 3-0 që të kuqtë regjistruan në stadiumin “Selman Stërmasi”.

SHANSET PËR RINOVIMIN – Cetkoviç u aktivizua në pjesën e dytë në derbin me Tiranën dhe loja e të kuqve ndryshoi, teksa në fund Partizani fitoi me rezultatin 1-2. Mesfushori ka pëlqimin e Luçiano Moxhit, i cili e ka vlerësuar publikisht fantazistin, çka bën që Partizani të ketë vullnetin për të nënshkruar me lojtarin. Gjithsesi duhet pritur, por shanset janë që bashkëpunimi të vazhdojë. Edhe nga ana e lojtarit ekziston vullneti për të qëndruar dhe pritet që të diskutohet dhe të gjendet gjuha e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin. Me Ekuban që mbetet në pikëpyetje, Torasën gjithashtu në dyshim dhe Mazrekajn që ka pasur probleme shëndetësore javët e fundit, Cetkoviç shihet si i nevojshëm për ekipin në ofensivë, ndaj do tentohet të mbyllet marrëveshja e re.

KOTOBELLI – Partizani e sheh të domosdoshme të ndërhyjë në merkato për krahun e majtë të mbrojtjes dhe për momentin pista kryesore është ajo e Kotobellit. Palët mes tyre i kanë nisur bisedimet prej disa kohësh, por ende nuk ka një konkretizim të marrëveshjes. Nga ajo që mëson gazeta, ka pasur një frenim të bisedimeve pasi palët nuk po gjejnë akoma atë të “mesmen e artë” për të nënshkruar një kontratë. Dëshira për bashkëpunim është prezente, por mbeten për t’u zgjidhur disa detaje që të arrihet marrëveshja. Lojtari tashmë është i lirë, pasi kontrata me Teutën i ka përfunduar dhe pret të vendosë së shpejti se ku do ta vijojë karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online