Edhe Apeli nuk ka mëshirë, Tomori shpëton vetëm nga CAS

Komisioni  i Apelit pranë FSHF-së ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës më datë 13 shkurt për incidentet ndodhura në ndeshjen Tomori – Apolonia në fundjavë.

Skuadra beratase u dënua me humbje të ndeshjes në tavolinë dhe katër ndeshje në fushë asnjëanëse për shkak të mospërmbushjes së përgjegjësive të  organizmit të ndeshjes dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve.

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF (15.02.2019)

Vendimi Nr.1
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 13.02.2019 (pika 6).
2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi Nr.2
1.Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 13.02.2019 (pika 8).
2.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Komisioni i Disiplinës (13.02.2019)
6. KF “Tomori 1923”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit te fushes duke shkatuar akte dhune, në bazë të nenit 57, 64/1/b 64/1/c), 65/1, 65/2, dhe 66/3/b) të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes kundër F.K Apolonia në tavolinë me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në aplikim të nenit 136/1/a), gjoba të aplikohet në masën 50%.

8. Zyrtari i KF “Tomori 1923”, Santiljano Dule, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezulim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online