Nga Kukësi ka pasur disa largime, teksa i pari ishte sulmuesi Haris Harba. Më pas u “divorcuan” edhe Dino Shpehar e Vangjel Zguro. Me verilindorët e kishte mbyllur edhe mesfushori Donjet Shkodra, i cili nuk iu bashkua skuadrës në fazë në Turqi.
Vetë Shkodra pat pohuar për “SportEkspres.com” se nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi nga ana e klubi verilindor. Nuk mungojnë falënderimet në adresë të mesfushorit, i cili pritet që së shpejti të vendosë se ku do ta vijojë karrierën.
NJOFTIMI – “Donjet Shkodra zyrtarisht nuk është më pjesë e skuadrës së FK Kukësit. Marrëveshja mes tonë dhe kosovarit ka përfunduar. 29-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës sonë gjatë sezonit të kaluar, është aktivizuar në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 3 gola. FK Kukësi falënderon Donjet Shkodrën për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, shkruhet në deklaratën e klubit të Kukësit.
https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/1648454408633233/?type=3&theater