Futbolli anglez ka tifozë të panumërt dhe jo vetëm në Premier Ligë, por dhe në ligat inderiore, interesimi është i madh. Ajo çfarë ka ndodhur sot është me të vërtetë diçka shumë qesharake, por dhe e padëgjuar më parë.
Një tifoz anglez bleu një biletë për në ndeshjen mes Lids Junajtid dhe Bristol Siti, e vlefshme për Championship. Por vetëm disa orë më pas, i ka ardhur njoftimi se kjo biletë është e pavlefshme dhe do t’i rimbursohen lekët.
Vetë tifozi tha për mediat angleze: “Nuk e kuptoj se pse më është anuluar bileta. Unë jam tifoz i Bristol Sitit, por dhe Lids Junajtid është një skuadër që e kam shumë përzemër, pasi jam rritur pranë stadiumit të tyre. Bileta ime ishte te fansat e Bristol, aty ku më takonte, por klubi më njoftoi që është e pavlefshme”, tha tifozi.