E pabesueshme, më në fund nisin punimet në Librazhd!

0

Më në fund kanë nisur punimet në stadiumin e qytetit të Librazhdit. Ka disa ditë që fadromat dhe mjetet vetëshkarkuese shihen në ambientet e brendshme dhe fillimisht do të hiqet tapeti i degraduar. Gjithashtu, do të montohen edhe drenazhimet e reja. Por, do të përfshihen në projektin për rregullimin e impiantit edhe rrethimi që do të jetë i ri, si dhe dhomat e zhveshjes, në mënyrë që skuadra nëse ngjitet sërish, t’i luajë në “shtëpi” edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë. Me sa duket, pas tri viteve shëtitje në të gjithë Shqipërinë, skuadra librazhdase, do të rikthehet të luajë ndeshjet pritëse në “shtëpi”, sërish në Kategorinë e Dytë.

TRAJNERI – Pas rënies në Kategorinë e Dytë dhe largimit te trajnerit Bekim Kuli, krerët e klubit librazhdas po mendojnë për teknikun e ri. Ata i kanë propozuar Kryetarit të Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, që është dhe presidenti i ekipit një ish-lojtarë të Sopotit. Bëhet fjalë për trajnerin e U-17, Klajdi Kënga, i cili ka bërë një punë mjaftë të mirë me moshat e qytetit të Librazhdit. Kështu që Kënga është favoriti kryesor aktualisht që të drejtojë Sopotin në sezonin e ri 2017-2018. Pritet që financuesi i vetëm i skuadrës që është bashkiaku Gurra, të vendosë timonierin e ri me perspektivë Klajdi Kënga. Ky i fundit ka dhënë kontribute të për vite me radhë tek librazhdasit, kështu që do t’i jepet një shans duke i besuar ekipin e Sopotit.

Mariglen Miraka

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.