Ndeshja në kuadër të Kupës së Gjermanisë midis ekipit të Bajernit dhe Drohtersenit ka sjellë një surprizë shumë të këndshme të paktën në pjesën e parë. Ekipi modest që militon në kategorinë e katërt, jo vetëm që ka mbajtur portën e pa prekur, por madje vuri disa herë në vështirësi Manuel Nojerin.
Loja e bavarezëve la shumë për të dëshiruar, pasi në fushë Kovaç ka hedhur lojtarët më të mirë dhe një rezultat i tillë është i papranueshëm. Myler, Riberi, Boateng dhe Humels paguhen me miliona euro, ndërkohë amatorët e Drohtersenit po luajnë si të barabartë me ata…
Halbzeit in Drochtersen! #SVDFCB #MiaSanMia pic.twitter.com/R2NO1FejkU
— FC Bayern München (@FCBayern) August 18, 2018