E ndajnë vetëm gjashtë ndeshje nga përballja me Mesi-Neymar-Mbape, mesfushori i Shqipërisë është pranë arritjes së madhe

Një tjetër fitore me vlerë të madhe ishte ajo e djeshme për Qazim Lacin dhe Ajaccion. Ekipi i tij arriti që të fitonte me shifrat 2-1 ndaj PAU FC. Tanimë Ajaccio mban vendin e dytë me 61 pikë, e ndjekur nga Auxerre me vetëm tre pikë më pak. Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi, Laçi mbetet shumë pranë arritjes së madhe në karrierë.

Dy vendet e para të sigurojnë kalimin automatikisht në elitën e futbollit francez në Ligue 1, ku lojtari i Kombëtares do të kishte mundësinë për t’u përballur me PSG e yjeve. Për të shkuar deri këtu kanë mbetur edhe gjashtë finale nga fundi i kampionatit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online