VIDEO/ U mundën dhe pa Champions League në sezonin e ardhshëm, Kristiano Ronaldo e shfryn inatin duke i thyer telefonin tifozit të Evertonit

Mançester Junajtid pësoi një tjetër goditje të dhimbshme me humbjen ndaj Evertonit me rezultatin 1:0 dhe kalimi në Ligën e Kampionëve mbetet vetëm një ëndërr. Ronaldo e luajti të gjithë ndeshjen pa ndikim të rëndësishëm. Teksa shkonte në dhomat e zhveshjes, CR7 ka marrë pjesë në një incident me një nga tifozët e Evertonit.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video që tregojnë se ekziston mundësia që Ronaldo t’i thyejë celularin një prej tifozëve të Evertonit. Edhe pse nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë në video, mund të dëgjohet dhe të shihet se diçka ka rënë në tokë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online