Do të largohet “zjarrfikësi” serb që ka shuar Ernest Muçin, vjen në krye te Legia e Varshavës trajneri që ka punuar me Valdet Ramën

Një sezon i tmerrshëm ishte ky për kampionët e Polonisë, Legia e Varshavës. Për një moment rrezikuan edhe rënien nga elita e futbollit. Megjithatë me ardhjen e trajnerit serb, Vukovic, që u quajt si “zjarrëfikës” që në fillim, skuadra ndodhet në mesin e tabelës. Por e sigurt është se nga sezoni i ri do të ketë një trajner tjetër te Legia, pasi misioni i serbit ka mbaruar dhe është arritur me sukses. Legia e Varshavës ka shpëtuar, por talenti i madh i Shqipërisë, Ernest Muçi, jo!

Ky i fundit po përfundon në tribunë dhe në stol në rastin më të mirë. Kush do të jetë trajneri i ri i Legias? Sipas asaj që përflitet në mediat polake është mbyllur marrëveshja dhe është përcaktuar stafi i ri me gjermanin Kosta Runjaic. Në të kaluarën ky trajner ka punuar edhe me një tjetër lojtar shqiptar te Munich 1860, Valdet Ramën. Aktualisht tekniku në fjalë po drejton Pogonin që po lufto.n për titullin kampion në Poloni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online