E kryer, Renato Arapi rikthehet në Superiore

Teuta ka afruar deri më tani vetëm Erlis Frashërin, ndërkohë që nesër pritet të bëhet prezantimi i radhës. Nuk është një emër surprizë, por mbrojtësi Renato Arapi. Durrsakët po e prisnin dhe tashmë Bledi Shkëmbi mund t’i bëjë llogaritë me Arapin për pjesën e dytë të sezonit.

Vonesa e zyrtarizimit ka ardhur për shkak të kontratës që ai kishte me Afjet Afjonspor, por Supersport raporton se tanimë palët e kanë zgjidhur marrëveshjen dhe mbrojtësi mund të nënshkruajë me Teutën. Klubi turk ka shlyer detyrimet ndaj 32-vjeçarit.

Arapi pritet të firmosë për dy vite dhe synon të fitojë titullin kampionatin me “Djemtë e Detit”, klub me të cilin ai do të luajë për herë të parë. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Besës, Skënderbeut, Shkumbinit dhe Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *