E kryer, Milani merr mesfushorin e Çelsit

Tashmë është arritur marrëveshja dhe Tiemue Bakajoko do të vishet kuqezi nesër. Mesfushori i Çelsit do të kryejë vizitat mjekësore nesër dhe më pas do të firmosë kontratën që do ta lidhë me Milanin të paktën për një sezon.

Ne kontratë parashikohet që Milani të ketë të drejtën e blerjes përfundimtare për rreth 35 milionë euro. Bakajoko shkoi vjet nga Monako te Çelsi për 40 milionë euro, por nuk u ngjit në nivelin që ishte në Francë. Gjithsesi, sezonin e shkuar të gjithë vuajtën te Çelsi dhe Bakajoko është vetëm 23 vjeç.

Milani deri më tani ka bërë disa afrime, ku spikat Gonzalo Higuain i marrë nga Juventusi në huazim me të drejtë blerje. Kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për fillimin e kampionatit dhe ndeshjen e parë e luajnë kundër skuadrës së Xhenoas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *