E kryer, Mateo Kovaçiç kryen sot vizitat mjekësore

Miliona euro u tha se ofroheshin për Mateo Kovaçiç. Flitej për transferimin në shumën e 50 milionëve, por tanimë ka ardhur huazimi i mesfushorit kroat. Këmbëngulja e tij për t’u larguar nga Reali i Madridit është shpërblyer dhe tashmë ai do të luajë në Premier Ligë.

Ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, por “Sky” raporton se sot Kovaçiç do të kryejë vizitat mjekësore te Çelsi dhe më pas do të nënshkruajë me londinezët. Nuk bëhen me dije detaje të tjera të marrëveshjes mes klubeve, veç faktit që mesfushori kalon në Angli me formulën e huazimit.

Kovaçiç do të kërkojë të tregojë vlerat e veta te Çelsi. Mesfushori largohet nga Reali i Madridit pas tre sezonesh. Vjet ai është aktivizuar në 21 ndeshje në kampionat, por vetëm 10 prej këtyre përballjeve i ka nisur nga fillimi. Kjo ka bërë që 24-vjeçari të mendojë largimin dhe tashmë ai do të provojë të luajë në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *