Skandali në Letoni, “vrasësi” i Luftëtarit rrëmbehet nga terroristë

0

Vazhdon skandali në Letoni me sulmuesin e Ventsplisit, Adeleki Akinjemi. Futbollisti u zhduk para ndeshjes së Kupës dhe nuk i dihet vendodhja nga skuadra që eliminoi Luftëtarin në Europa League. 19-vjeçari i shënoi 6 gola gjirokastritëve në dy sfida dhe 1 gol Bordosë, duke qenë lideri i letonezëve.

Klubi ka denoncuar zhdukjen e tij në Polici, ndërsa nuk dihet ende vendodhja e lojtarit që vazhdon të jetë i zhdukur. Afrikani duket se është rrëmbyer nga një grup kriminal që po i bën presion klubit të Ventspilsit në lidhje me të.

Drejtuesit e Ventspilsit po mundohen që ta kthejnë në skuadër, por janë përballur me kërcënime dhe shantazhe. Nuk dihet arsyeja e vërtetë e zhdukjes së lojtarit, por nuk përjashtohet dhe largimi i tij për të ndryshuar kushtet ekonomike.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.