E kryer, Godin do të transferohet në Milano

Diego Godin sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A italiane, raporton Sky Sport në Itali.

Qendërmbrojtësi uruguaian ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës dhe ka kohë që i ka komunikuar Atletiko së Madridit se nuk dëshiron të vijojë në Spanjë.

Në moshën 32-vjeçare, futbollisti i huaj me më shumë ndeshje në historinë e Atletikos i ka dhënë fjalën Interit dhe brenda pak javësh priten vizitat mjekësore në Milano, para firmës në parakontratë.

Edhe pse 32 vjeç, Godin është në formë perfekte dhe për Interin është një goditje me shumë peshë, e para që kur Bepe Marotta është bërë administrator i deleguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online