E kontaktoi federata turke, Syle tregon historinë interesante

Vitin e kaluar u zbulua se federata turke kishte kontaktuar mbrojtësin e Bajernin të Mynihut, Niklas Syle. Arsyeja ishte mbiemri i tij, i cili ngjasonte me një mbiemër mjaft popullor në Turqi. Gjatë ditës së djeshme lojtari foli për herë të parë për këtë histori mjaft interesante në një intervistë për “Die Welt”.

“Në ato vite sapo kisha filluar të merrja pak famë, pas isha rregullisht pjesë e grumbullimeve të moshave të Gjermanisë. Në një prej grumbullimeve më afrohet një zyrtar i federatës turke. Fillimisht po flisnim në gjermanisht, kur ndërroi gjuhën dhe filloi të fliste turqisht. Menjëherë i thashë se s’po e kuptoja dhe se nuk kam origjinë turke”, tha Syle.

Origjina e vërtetë e Syles është hungareze, pasi gjyshi i tij ka emigruar vite më parë në Gjermani. Mbrojtësi i Bajernit ka debutuar në vitin 2016 me kombëtaren gjermane dhe është aktivizuar në 16 takime deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *