Vllaznia B triumfon në derbi, Shkumbini thyen Maliqin kryesues

Tërbuni ka marrë një pikë të vlefshme në transfertë me Gramshin. Një përballje e fortë, pasi edhe skuadra gramshiote po bën një sezon të mirë. Të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol dhe në fund ndeshja përfundoi 1-1. Nuk ka përfituar dot Luzi 2008, që është ndalur me shifrat 0-0 me Partizanin B.

Po barazim pa gola ka përfunduar edhe Spartaku-Sopoti. Internacional Tirana ka thyer Kukësin me rezultatin 2-1, kurse Vllaznia B ka likuiduar 2-4 Adën në derbi. Klosi ka marrë pikët e plota, pasi ka mposhtur Tiranën B me rezultatin 3-0.

Kategoria e Dytë – Java 9

Grupi A
Luzi 2008-Partizani B 0-0
Internacional Tirana-Kukësi B 2-1
Spartaku-Sopoti 0-0
Ada-Vllaznia B 2-4
Klosi-Tirana B 3-0
Gramshi- Tërbuni 1-1

Shkumbini ka thyer Maliqin kryesues dhe ka ngushtuar diferencën në tre pikë. Peqinasit triumfuan falë golit të Xhyrës dhe do tentojnë deri në fund të rikthehen në Kategorinë e Parë. Fitore me vlera e Devollit, madje ndaj një ekipi si Albpetroli që zbret një vend më poshtë në renditje.

Gola të shumtë në Memaliaj-Butrinti, që u mbyll me fitoren 4-3 të skuadrës pritëse. Termi ka marë një fitore me vlera kundër Përmetit, ndërkohë që në transfertë me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Këlcyra kundër Skraparit.

Grupi B
Shkumbini-Maliqi 1-0
Delvina-Naftëtari 1-0
Skrapari-Këlcyra 0-1
Albpetrol-Devolli 0-1
Term-Përmeti 1-0
Memaliaj-Butrinti 4-3
Gramozi-Tepelena (Nuk u zhvillua)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online