E konfirmuar, Eni Imami edhe një vit i Tiranës

Eni Imami dhe Tirana do të vazhdojnë bashkëpunimin, edhe pse pati një moment dyshime dhe mbrojtësi ishte ndër më të kuotuarit për t’u larguar. Tashmë ka ardhur marrëveshja e re, edhe për një vit, që pritet vetëm të zyrtarizohet nga klubi bardheblu.

Menaxheri i Imamit, Florin Biba, në llogarinë e tij në Instagram ka konfirmuar firmosjen e kontratës edhe për një vit. Ai ka postuar një foto me Imamin dhe drejtorin sportiv të Tiranës, Arbi Laçin. Ky është rinovimi i parë te Tirana, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të ketë të tjera marrëveshje.

Imami sezonin e shkuar luajti shumë ndeshje në qendër të mbrojtjes, edhe pse ai në të shkuarën ka luajtur në linjën e majtë, por edhe si mesfushor qendre. Ze Maria e aktivizoi fillimisht, ndërkohë që më pas Mema e “nguli” aty. Për Imamin nuk hera e parë që luante si qendërmbrojtës, pasi në një takim ishte aktivizuar edhe te Kukësi nga trajneri Ernest Gjoka.

https://www.instagram.com/p/BzqMR_tAqix/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *