E kërkon e gjithë Europa, agjenti i Pepes zbulon të ardhmen

0

Nikolas Pepe është një ndër emrat më të përfolur në prag të merkatos së verës, me mesfushorin e avancuar që ka mahnitur këtë sezon me fanellën e Lilës në Ligue 1. Një sërë klubesh janë vënë në ndjekje të tij, me francezët që kërkojnë së paku 80 milionë euro.

Së fundmi, në lidhje me situatën e Pepes ka folur agjenti i tij, i cili ka zbuluar edhe emrin e një klubi. Nga mediat ishte raportuar një interes i madh nga Premier Liga si dhe nga Bajerni i Mynihut.

Pikërisht këta të fundit i ka përmendur agjenti, i cili tha se mund të jetë Bajerni ose ndonjë ekip tjetër destinacioni i klientit të tij.

“Jemi në diskutime me disa klube. Ende nuk është marrë një vendim. Nuk është se ka favoritë, mund të jetë Bajerni i Mynihut ose ndonjë ekip tjetër. Do t’i shqyrtojmë ofertat dhe do të vendosim se ku do të shkojmë.”

Nikolas Pepe ka shënuar plot 19 gola këtë sezon në 33 ndeshje, duke e ndihmuar ekipin e Lilës të renditet në vendin e dytë pas kampionëve të PSG-së.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.