E kërkon Barcelona, Junajtid “mbulon” me para yllin e saj

Markus Rashford është pranë firmosjes së një marrëveshje të re me Mançester Junajtid. Ylli i “Djajve të kuq” kohët e fundit është përmendur nga mediat për një pëlqim të Barcelonës ndaj tij. Klubi katalanas po kërkon prej kohësh një zëvendësues për Suarez dhe Rashford është një opsion.

Ky fakt ka trembur drejtuesit në “Old Trafford”. Ata janë gati ta “mbulojnë” me para 21-vjeçarin vetëm që të qëndrojë. Me kontratën e re ai pritet të fitojë plot 300 mijë sterlina në javë. Aktualisht ai përfiton vetëm 80 mijë sterlina në javë.

Sipas “The Sun”, Rashford është besnik ndaj klubit që e rriti,por  gjithsesi ai mendon se e meriton një rritje të ndjeshme të pagës. Me këtë lëvizje Junajtid do të eliminonte mundësinë e largimit të yllit të saj tek Barcelona.

Anglezi është një nga elementet kryesorë të ekipit të Solskjaer, ku deri tani regjistron 13 gola dhe 6 asiste. Gjithashtu ai ishte një pikë kyçe me lojën e tij në përmbysjen e madhe ndaj PSG-së në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *