Sot në futboll, duket se forcën më të madhe e kanë futbollistët. Edhe pse janë nën kontratë me klubin dhe i përgjigjen pronarëve të saj, që është presidenca, shumë futbollistë nuk e kanë aspak problem dhe bëjnë gjërat që duan vetë. Kështu ka ndodhur dhe me mbrojtësin e Selltikut, Kieran Tierni.
Ky i fundit kërkohet me ngulm nga skuadra e Arsenalit, që deri më tani ka bërë dy oferta për shërbimet e tij, por klubi skocez nuk preferon ta shesë Tiernin, duke i refuzuar të dyja ofertat. Vetë mbrojtësi dëshiron të transferohet te “Topçinjtë” e Londrës dhe sot është larguar nga stërvitja, duke u përfshirë në disa polemika në mediat skoceze.
Megjithatë, agjenti i tij ka sqaruar gjithçka rreth 2 ore pasi Tierni u largua nga stërvitja: “Kishte probleme në kavilje dhe fizioterapistët i thanë të bëjë vetëm palestër. Ai vendosi që të rikthehej në Austri, aty ku ndodhet familja e tij, pasi palestër mund të bëjë dhe atje. Gjobë? Atë e di klubi”, u shpreh agjenti i mbrojtësit.