Pas shkarkimit të Zhoze Murinjos, Mançester Junajtid i besoi stolin norvegjezit Ole Gunar Solskjaer deri në fund të sezonit. Ish-sulmuesi i klubit la Molden dhe ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën me “Djajtë e Kuq” me dy fitore në dy ndeshjet e para.
Drejtuesit vazhdojnë punën për gjetjen e një trajneri të madh në verë dhe në Angli zbulojnë emrin. “London Evening Standar” raporton se Maks Alegri do të ulet në stolin e Junajtid në fund të këtij sezoni.
Trajneri i Juventusit dhe Mauricio Poçetino i Totenhemit janë dy dëshirat e mëdha të drejtuesve, ndërsa italiani preferohet më shumë. Media angleze zbulon dhe faktin që Alegri është pro kalimit në Premier, ndërsa Junajtid ka gati një kontratë 3-vjeçare për të dhe një rrogë rekord, por pa përmendur shifra.