Gjoka “skanon” Kamzën: Sulmi nuk ka faj, do jemi kompetitivë edhe pa Frashërin

Ernest Gjoka pasoi Klodian Duron në stolin e Kamzës , ndërkohë që skuadra periferike e kryeqytetit do të ketë punë për të siguruar mbijetesën. Tekniku e pranon diçka të tillë dhe thekson se vështirësia qëndron edhe te fakti që Tirana e Luftëtari janë ekipe mjaft të forta.

“Na duhen akoma më shumë pikë, lufta është e fortë. Dy kundërshtarët që shohim ne, duke shtuar edhe Kastriotin tre, Luftëtari dhe Tirana janë dy skuadra për t’u respektuar. Janë ekipe shumë të forta dhe me pak gabime mund të kishin qenë akoma edhe më lart. Kjo na e vështirëson shumë punën. E ardhmja duhet të jetë ndryshe, duhet të mendohet ndryshe, duhet formatuar ndryshe që të kemi një luftë të fortë”, shprehet Gjoka për “RTSH Sport”.

LARGIMI I FRASHËRIT – Trajneri i Kamzës ka folur edhe për transferimin e Frashërit te Kamza dhe paralajmëron afrime  në mbrojtje: “Kontrata e tij ka qenë në përfundim. Lojtarët mund të bëjnë natyrshëm zgjedhjet e tyre. Mendoj se kemi forca, por me kërkesat që i kam bërë presidentit për mbrojtës shqiptarë, them se do jemi përsëri të fortë dhe kompetitivë në repartin e mbrojtjes.

SULMI – Gjoka ka marrë në mbrojtje kapitenin Sebino Plaku dhe argjentinasin Martinena: “Sigurisht që nuk mund të ishte as Sebino, as Martinena dhe as Roloviç në momentin e tyre më të mirë, kur skuadra nuk po shkon mirë. Një sulmues i mirë është ai që bashke me skuadrën e çojnë topin përpara për të shënuar golin. Kur skuadra nuk funksionon mirë, nuk funksionon asgjë. As sulmuesit, sado të mirë t’i kesh. Ky ka qenë problemi i sulmuesve. Për pjesën e dytë të sezonit kam shumë besim tek eksperienca e Martninenës dhe Plakut”.

DAVID IZAZOLA – Një koment në fund trajneri i Kamzës e bëri edhe për sulmuesin meksikan Izazola: “Sulmuesin e ri do ta shikojmë, do ta studiojmë, do t’i japim mundësinë e testit. Nëse do ta shikojmë që do ta kalojë, pastaj mendoj se do të jemi akoma më të fortë. Kjo pasi do të kemi më shumë alternativa. Por edhe kjo duhet parë me pak skepticizëm, pasi ardhja e lojtarëve të huaj nga vende si Meksika apo vende të tjera, nuk shkon si duhet për shkak se nuk përshtaten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online