E bujshme | Milani kërkon Edon Zhegrovën, shihet si pasues i turkut

Prej kohësh po përflitet që Hakan Çalhanoglu do të largohet nga Milani, ku dëshira e turkut është që të rikthehet në Bundesligë dhe Lajpcig është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për 22 milionë euro. Gjithsesi, duket se ekipi kuqezi e ka gjetur zëvendësuesin e 24-vjeçarit.

Siç raportohet së fundmi nga “Sport Mediaset” si dhe nga “Milan News”, si pasues i Çalhanoglus shihet shqiptari Edon Zhegrova. 19-vjeçari i talentuar, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, ka spikatur me fanellën e Genkut, me të cilët aktivizohet prej verës së vitit 2017.
Skautë të Milanit, i kanë sugjeruar dyshes Leonardo-Maldini, “Mesin” e Kosovës, siç edhe është shkruar në mediat italiane. Tashmë, pritet për të parë zhvillimet e mëtejshme, ku do të ishte diçka e bujshme në rast se një transferim i tillë ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *