Palermo zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe nuk ia doli për 3 që të ngjitej direkt në Serie A. Ekipi sicilian e mbylli kampionatin në vend të tretë dhe do të luante ndeshjet play-off për një vend në elitën e futbollit italian, por kjo gjë nuk mund të ndodhë më.
Përkundrazi, Palermo do të zbresë një kategori më poshtë! Klubi akuzohet për kundërvajtje administrative, ndërsa sot është marrë masa që do të zbresë Palermon në Serie C.
Drejtuesit kanë bërë mashtrime me bilancet, kanë deklaruar të ardhura fiktive, ndërsa hetimi ka nisur para disa javëve nga Prokuroria e vendit fqinj. Një goditje e madhe për klubin e njohur, i cili shkon nga ëndrra Serie A në makthin Serie C brenda pak ditësh.
Nga ky dënim ka përfituar Peruxhia dhe Venecia. Ekipi i drejtuar nga Alesandro Nesta do të luajë ndeshjet play-of, ndërsa skuadra e Xhakomo Vrionit shpëton dhe do të luajë përsëri në Serie B sezonin e ardhshëm.