Real Madrid dhe Juventusi vazhdojnë “luftën” për Pol Pogba. Mesfushori francez dëshiron të largohet nga “Old Trafford” dhe diçka të tillë e ka shprehur publikisht.
Mançester Junajtid nuk pranon më pak se 150 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit. Drejtuesit e “djajve të kuq” e dinë shumë mirë që do e kenë të vështirë të mbajnë Pogba në ekip, por dikush nuk është dorëzuar ende.
Ai është Ole Gunar Solskjaer. Trajneri norvegjez i Junajtid e sheh kampionin e botës si pikë fikse të skemave të tij dhe po tenton ta bindë për të qëndruar. Ole është i bindur që do të bëjë Pogbanë të ndryshojë mendje dhe të refuzojë ofertat. Të paktën do të provojë…