Rexhinaldo ishte një nga afrimet e goditura të Kukësit në merkaton e verës. Sulmuesi ia ka dalë të shënojë në kampionat dhjetë gola këtë sezon dhe dëshira është e madhe që në fund të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore.
Duke qenë fundi i sezonit, janë të shumta lajmet që qarkullojnë rreth të ardhmes së futbollistit nga Mozambiku. Që tani ka zëra se me përfundimin e kampionatit ai do të largohet nga Kukësi.
Vetë Rexhinaldo, përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkon që të mos spekulohet për të ardhmen e tij. Sulmuesi thekson, madje në gjuhën shqipe, se deri në ditën e fundit që është nën kontratë do të kapë shpirtin në fushë. Kjo gjë i ka pëlqyer edhe trajnerit Ernest Gjoka, çka shihet edhe në postimin e Rexhinaldos.