Zllatan Ibrahimoviç është në vitet e fundit të karrierës së tij si profesionist. Futbollisti suedez së shpejti do të mbushë 38 vjeç dhe është e qartë që duhet të mendojë të ardhmen pas futbollit. I pyetur nga gazetarët amerikanë për planet e së ardhmes, Ibrahimoviç u përgjigj si gjithmonë me doza të larta arrogance dhe humori.
“Zakonisht nuk kthehem në klube ku kam luajtur në të shkuarën, por kur të mbyll karrierën mund të bëhem një ndër drejtorët e Ajaksit. Jam i sigurt se do të bëja një punë më të mirë se çdokush tjetër që ndodhet atje tani”.
Ibrahimoviç luajti për tri vite te Ajaksi gjatë periudhës 2001-2004. Momentalisht dy figurat kyçe të klubit të “harkëtarëve” janë dy ish-lojtarë të shquar si drejtori ekzekutiv Edvin van der Sar dhe drejtori sportiv Mark Overmars.