E ardhmja: Ikardi ka një dëshirë, buzëqeshin dy klube

Mauro Ikardi po vazhdon terapitë bashkë me Keita Balden në kërkim të rikuperimit nga dëmtimi i pësuar. Sulmuesi do të mungojë dhe në ndeshjen Kaljari-Inter, ndërsa mbetet e paqartë e ardhmja e tij.

Argjentinasi është bindur që shiriti i shumëdëshiruar nuk do të rikthehet më në krahun e tij, ndërsa po punon fort për të qenë i gatshëm për Spaletin. Uanda Nara, agjentja e tij, është shprehur se disa klube po kërkojnë shërbimet e Ikardit, ndërsa në klubin e Interit pohojnë se për momentin nuk ka asnjë ofertë.

Dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të luajë në kampionatin italian. Një ofertë tunduese nga jashtë nuk do të refuzohej, por 25-vjeçari shpreson të qëndrojë në Serie A, me Interin apo ndonjë ekip tjetër.

Motivet familjare e shtyjnë djalin nga Rosario që të vazhdojë karrierën në Itali, duke i hapur rrugë një transferimi drejt Juventusit, ose Napolit. Bardhezinjtë kërkuan shërbimet e tij në verën e kaluar, përpara se arrinin akordin me Kristiano Ronaldon, ndërsa një largim i mundshëm i Paulo Dibala mund të rikthejë interesimin për bomberin zikaltër.

Klubi tjetër është Napoli. Karlo Ançeloti është një tifoz i Ikardit dhe do ishte i lumtur të kishte një lojtar të tillë në ekip. Aurelio De Laurentis tentoi të siguronte shërbimet e interistit në verën e vitit 2016, për të zëvendësuar Higuainin, i cili u largua drejt Juventusit. Atë periudhë ishte e vështirë dhe Interi refuzoi mundësinë e shitjes së sulmuesit, ndërsa tashmë situata ka ndryshuar dhe mundësitë e kalimit të argjentinasit në “San Paolo” janë rritur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *