Zhoze Murinjo po i mungon botës së futbollit dhe që nga muaji dhjetor, portugezi është me pushime. Trajneri i famshëm u shkarkua nga Mançester Junajtid në fundin e vitit të shkuar dhe ka qenë shpeshherë në fokusin e mediave, që janë munduar të zbulojnë të ardhmen e “Special One”.
Fillimisht flitej për një kalim te Reali, por në pankinën e “Los Blancos” u rikthye Zidan. Më pas u përfol për te skuadra e Interit, por drejtuesit zikaltër i besuan Spaletit, të paktën deri në fund të sezonit.
Vetë Murinjo ngacmoi disa herë gazetarët me idenë e drejtimit në Ligue 1, me PSG-në që shihej si skuadra e vetme që mund t’i plotësonte kërkesat ekonomike portugezit. Por, Mou është fotografuar në aeroportin e Lionit dhe flitet se do të jetë pasuesi i Bruno Zhenesio, trajner aktual i Lionit. Mbetet për t’u parë nëse Murinjo do të zyrtarizohet në krye të klubit francez.