E ardhmja e Monçit me Romën është në dyshim dhe drejtori sportiv mund të largohet në fund të sezonit. Spanjolli ka marrë kritika të shumta për ndërtimin e ekipit në verë, ndërsa ka dhe oferta. Sevilja kërkon ta rikthejë, ndërsa pëlqehet dhe nga Arsenali.
Një gjë e tillë e shtyn Romën të kërkojë një drejtues sportiv të ri dhe në skenë ka dalë një emër. Siç raporton “Messaggero”, klubi kryeqytetas mendon t’i ofrojë postin e drejtorit sportiv Masimiliano Mirabelit.
Ish-drejtuesi i Milanit mund të rikthehet në detyrë, rreth një vit pas fundit të aventurës së tij me kuqezinjtë. Kalimi i pronësisë së klubit të ”Djallit” nga kinezët te fondi Elliot i dha fund dhe aventurës së 50-vjeçarit te Milani.