E ardhmja e Kiezës, trajneri Montela flet hapur

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i Fiorentinës, Viçenzo Montella ka folur për mediat para ndeshjes kundër Sasuolos, ku përveç takimit në fjalë, foli edhe për të ardhmen e yllit të skuadrës, Federiko Kieza.

Sulmuesi italian kërkohet me ngulm nga skuadra e Bajernit dhe madje flitet edhe për një marrëveshje të arritur mes lojtarit dhe kampionëve të Gjermanisë. Por Montela ka mohuar gjithçka, duke thënë se Kieza është dhe do të mbetet një lojtar i Fiorentinës.

“Sot, Kieza është një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur e mendon se vetëm do të rritet dhe do të bëhet edhe më i mirë, është frikësuese! Për momentin, është lojtar i Fiorentinës. Po flitet shumë për një largim të tij, por çfarëdo që të ndodhë, nuk do të jetë në dorën time”, u shpreh trajneri italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *