Manuel Nojer dhe Mats Humels kanë dalë të dëmtuar nga fitorja e fundit e bavarezëve me rezultatin 4-1 kundër Fortuna Dyseldorf. Portieri është zëvëndësuar në minutën e 34 nga portieri i dytë Ulrajsh.
Ky i fundit është i gatshëm pas problemeve që pati shfaqur. Kështu Nojer pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Verder Bremen në kampionat dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Edhe gjendja e Humels nuk duket aspak e mirë. Mbrojtësi pësoi një tërheqje muskulare. Për mbrojtësin akoma nuk është përcaktuar koha e rikuperimit. Kështu Bajerni Mynihut penalizoet përsëri nga dëmtimet, që këtë vit kanë qenë të pafundëm për ekipin e trajnerit Kovaç.