Dy mungesa te Laçi, mund të jetë momenti i Pjeshkës

Laçi u mund nga Partizani të dielën, ndeshje që është analizuar ditën e sotme. Kurbinasit kanë zbritur në fushën e blertë pas dy ditëve pushim dhe tanimë po mendojnë për ndeshjen e radhës me Kastriotin. Me shumë mundësi ndeshja do të luhet në Laç, pasi edhe gjendja e fushës pas mbjelljes është më e mirë.

Për trajnerin Migen Memelli shqetësimi janë mungesat në takimin e radhës me krutanët. Elvi Berisha u ndëshkua me karton të kuq kundër Partizanit, ndërkohë që edhe Taulant Sefgjini është i pezulluar prej kartonëve të verdhë.

Pritet rikthimi i sulmuesit Marjan Altiparmakovski, i cili ka pasur probleme shëndetësore para ndeshjes me Partizanin dhe nuk ishte në dispozicion të stafit teknik. Për krahun e majtë të mbrojtjes nuk është se ka shumë alternativa.

Toro është një opsion. Kileni luan në çdo pozicion të prapavijës. Por edhe Denis Pjeshka mund të jetë një mundësi për stafin teknik. Shkodrani prej pak kohësh është bashkuar me grupin në stërvitje dhe do të shihet gjendja e tij gjatë kësaj periudhe. Nëse është gati, me shumë mundësi do të debutojë me fanellën e Laçit pas 14 javësh kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online