Egzon Binaku nuk e ka nisur siç duhet aventurën e tij te skuadra e Norkoping. Në javët e para mbrojtësit shqiptar iu desh të rifitonte nivelet e duhura të fitnesit, ndërsa sapo kishte filluar të fuste këmbët në formacion, një dëmtim muskulor në fund të majit e ka mbajtur për më shumë se dy muaj jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, duke se momenti i keq ka kaluar për mëngjarashin. Në dy përballjet e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të “Europa League” ndaj irlandezëve të Seint Patriks, Binaku është aktivizuar si rezervë duke zëvendësuar finlandezin Skrab në krahun e majtë të mbrojtjes.
Skrab, i cili është mbrojtësi titullar në krahun e majtë, ka tërhequr interesin e klubeve jashtë Suedisë dhe një transferimin i tij në muajin gusht është mëse i mundshëm. Largimi i finlandezit do ishte një shtysë për mbrojtësin e kombëtares sonë, i cili në këtë skenar do ta ketë akoma dhe më të lehtë për të siguruar një vend titullari.