Dy misionet më të vështira, çfarë do ndodhë te Partizani?

Partizani momentalisht është pushim, por vetëm lojtarët. Drejtuesit nga ana tjetër po punojnë dhe po mundohen të zhbëjnë gabimet e bëra në të shkuarën. Në të njëjtën kohë do të punohet në dy drejtime, në mënyrë që skuadra të jetë gati për sezonin e ri futbollistik.

Sulmi është “nyja” që duhet zgjidhur dhe momentalisht çështja “Çani” rëndon për klubin, pasi sulmuesi u la jashtë listës për Europën, madje gjatë kësaj periudhe nuk është stërvitur me ekipin. Ndërprerja e kontratës me Edgar Çanin do të jetë misioni i parë i vështirë për të zgjidhur.

Paga e tij e lartë është “barrë” që klubi do ta heqë, por nga ana tjetër edhe sulmuesi zor se do të largohet pa një dëmshpërblim, pasi ka kaluar një sezon të dështuar në Superiore, çka ia ul vlerat në treg. Në këtë mënyrë do të duhet të ofrohet një ujdi bindëse nga klubi për mbyllur bashkëpunimin.

Misioni tjetër është gjetja e një sulmuesi cilësor. Stefan Nikoliç, malazezi i marrë këtë verë, është shumë larg pritshmërive. E shkuara e tij dihej, por edhe shifrat flisnin vetë: një sezon më parë kishte shënuar vetëm një gol në kampionat. Tani duhet të kërkohet një tjetër, ndryshe sytë do jenë nga Progni, Asani dhe Bardhi, që të tre lojtarë anësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online