Dy miqësore për Teutën, Shkëmbi provon të gjithë lojtarët

Teuta ka bërë një sezon të mirë deri më tani, ndodhen në vend të tretë në kampionat dhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një skuadër e riformatuar nga fillimi këtë sezon duket në rrugën e duhur dhe ka lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen.

Megjithatë, pushimi për shkak të kombëtareve bëri që Teuta të mjaftohet vetëm me një miqësore, atë përballë Orikut. “Djemtë e Detit” u mposhtën 1-0 me një gol të Dhramit. Shkëmbi pati mundësinë të studiojë shumë lojtarë dhe skema të reja, që mund t’i përdorë edhe në kampionat.

Përveç ndeshjet kundër Orikut, Teuta luajti edhe një sfidë tjetër miqësore, atë kundër Shqipërisë U-20. Për “Djemtë e Detit” në këtë takim, u aktivizuan: Bicaj, Celeski, Kamara dhe Shkalla, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë qenë nga ekipet e moshave.

Miqësore, 23 mars 2019
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Oriku 0-1
Shënues: Dhrami

Teuta – Shqipëri U20  2-3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *