Etrit Berisha është kthyer në një çështje tek Atalanta. Klubi italian kërkon të shesë portierin dhe çmimi i është vendosur “gardianit” të Shqipërisë. Klubi nga Bergamo kërkon plot 7 milionë euro dhe së fundmi një ofertë i është bërë nga LOSC Lilë.
Francezët nga ana tjetër janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë euro dhe nuk e kalojnë këtë shifër. Atalanta deri më tani nuk ka ndonjë ofertë më të mirë dhe ndoshta do i duhet të mendohet, por duhet kuptuar edhe diçka tjetër: kohën nuk e ka në favor.
Lilë po punon për të gjetur një zgjidhje dhe momentalisht i është rikthyer një tjetër piste. Sedrik Karraso, portieri 36-vjeçar është larguar nga Gallatasaraji, por ka pasur një sezon të dështuar. Gjithsesi ka eksperiencë në Ligue 1, pasi ka luajtur me Marsejën, Guingamp dhe Tuluzën.