Bajerni e konfirmon, PSG në bisedime me Boateng

Zherom Boateng kërkohet me ngulm nga PSG dhe klubi francez ka kontaktuar futbollistin, ka konfirmuar presidenti i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, i cili gjithsesi mohon nisjen e bisedimeve zyrtare mes dy klubeve.

Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane është nën kontratë me kampionët gjermanë deri në vitin 2021, por duket shumë pranë largimit këtë verë.

PSG, tashmë me Tomas Tuhel në stol, është futur fuqishëm në garë për 29-vjeçarin, i cili mendohet se vlerësohet rreth 50 milionë euro nga Bajerni.

Javën e shkuar trajneri i ri i Bajernit Niko Kovaç paralajmëroi Tuhelin që nuk do të jetë e lehtë që të rrëmbejë lojtarë nga Bajerni, por Rumenige është i bindur se klubi bavarez mund ta përballojë largimin e kampionit të botës.

“Për momentin nuk ka kontakt direkt mes klubeve, por ka kontakte mes PSG-së dhe agjentëve të lojtarit. Tani duhet të presim e të shohim nëse gjendet një marrëveshje për transferimin e tij në Francë. Duhet të gjejmë një shifër që kënaq të dyja palët. Edhe nëse Zherom largohet, kemi lojtarë të tjerë në atë rol”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online