Javët e fundit, ka pasur shumë thashetheme sa i takon të ardhmes së Abtes dhe Zapatës, me të dy këta lojtarë që janë në fund të kontratës me Milanin. Të dy futbollistët kanë shumë vite që luajnë për kuqezinjtë dhe kanë qenë gjithmonë aty kur klubi i ka kërkuar.
Negociatat për rinovimin nuk kanë nisur ende dhe duket sikur aventura e tyre me Milanin ka mbaruar. Edhe trajneri Gatuzo nuk ka preferuar të flasë për situatën e lojtarëve të tij, duke thënë që ky është një problem i klubit dhe jo i tij.
“Është një problem me pjesën e menaxhimit, jo i imi. Detyra ime është të rreshtoj skuadrën në fushë. Abate dhe Zapata kanë qenë këtu për shumë vite dhe kanë dhënë gjithmonë maksiumin. Për ta, kam vetëm fjalët më të mira, por fjalën e fundit do e thotë klubi”, u shpreh Gatuzo.