Dy “kurbane” për Zaha, ja kush rrezikojnë tek Arsenali

Unai Emeri dëshiron më patjetër shërbimet një sulmuesi dhe Uilfred Zaha është emri që i janë vënë pas. Oferta e parë prej 40 stërlinash është refuzuar nga Kristal Palas dhe Arsenal duhet të niset me një ofertë shumë më të përmirësuar. Limiti prej 45 milionësh harxhime në merkato e ndalon ta bëjë këtë gjë.
E vetmja rrugëzgjidhje është shitja e një lojtari për të sjellë fonde që do ndihmonin në ardhjen e Zaha në “Emirates Stadium”. Në listën e largimeve janë plot katër emra, që udhëhiqen nga Shkodran Mustafi. Ky i fundit ka qenë objekt i kritikave të shumta për gafat e shumta në mbrojtje dhe largimi është gati i pashmangshëm.

Mesut Ozil, Mkitarian dhe Xhaka janë emrat e tjerë. Dy të parët nuk kanë bindur me formën e tyre dhe largimi është një mundësi mjaft reale. Ndërkohë, Xhaka është emri që e meriton më pak të jetë në këtë listë. Shqiptari është një ndër më të mirët dhe Arsenali ka në plan ta mbajë. E vetmja mundësi që ai të largohet është nëse Xhaka e dëshiron vetë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *