Dy gola Europe në vetëm 27 minuta, shkëlqen Hyka

Jahmir Hyka duket se është ambientuar te skuadra e Netanja në Izrael, tek e cila u transferua në merkaton e janarit nga Amerika. Futbollisti kuqezi nuk ka luajtur shumë te skuadra izraelite, ku numëron vetëm 311 minuta.

Megjithatë, në takimin e sotëm kundër Hapoel Haderës, 31-vjeçari ka shënuar dy gola në vetëm 27 minuta lojë. I pari erdhi që në minutën e 6’, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, ndërsa rrjeta e dytë, u realizua në minutën e 27’, duke çuar rezultatin në 3-0.

Këto dy gola ishin të parët me fanellën e Netanjas për Hykën, i cili do të shpresojë që të ruajë këtë formë pozitive në javët e ardhshme, pasi ekipi i tij renditet në vend të katërt dhe po lufton për një vend në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online