Dy dekada në shërbim të Gjermanisë, doktori i famshëm i jep fund

Revolucioni në kombëtaren gjermane sapo ka filluar, jo në fushë ose në bankinë, por në infermieri. Pas plot 20 vitesh në shërbim të përfaqësueses gjermane doktori me famë Botërore, Hans Vilhem Muler-Vohlfahrt ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i doktorit të kombëtares.

Doktori i njohur do të fokusohet tashmë vetëm te skuadra e Bajernit të Mynihut, si dhe në klinikën e tij në qendër të Mynihut, ku përveç futbollistëve të shumtë vijnë për t’u vizituar atletë të famshëm nga e gjithë bota, ku më i famshmi është padyshim sprintieri xhamajkan Usain Bolt. Një faktor që ka ndikuar në këtë vendim të Myler-Volfahrt mund të jetë dhe mosha e tij e madhe, pavarësisht se flokët e gjata të mjekut gjerman janë vetëm gjysmë të thinjura ai është plot 75-vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online