Kalaja sinjale pozitive, një mungesë e sigurt për Cungun

Kukësi po përgatitet për ndeshjen e parë me Karabakun dhe për trajnerin Armando Cungu grupi është thuajse i plotë. I vetmi lojtar me probleme është mesfushori i avancuar Arlind Kalaja. Shkodrani ka nisur sot përgatitjet, por nuk ia ka dalë dot të ndjekë hapin e shokëve të skuadrës.

Anësori i afruar këtë verë nuk është përfshirë në listën e Kukësit për ndeshjet e Europës, pasi pati një dëmtim që do ta lërë edhe për pak kohë jashtë fushave të blerta. Pjesën e dytë të seancës së sotme ai e realizoi i diferencuar.

Ndërkohë sa i takon Rustem Hoxhës, mbrojtësi ka punuar normalisht me grupin dhe duket se e ka kaluar problemin në gju, që e la jashtë në dy ndeshjet me maltezët e Valetas. Me grupin po punon edhe i riu Toni Selimi, i cili ka zhvilluar me Kukësin fazën përgatitore në Slloveni. Mungesë e sigurt me Karabakun është Vangjel Zguro, i ndëshkuar me karton të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online