Dushku: Derbi është i paparashikueshëm, por fiton Elbasani

Situata e Elbasanit është shumë e vështirë, pasi diskutohet mbijetesa në Kategorinë e Parë. Të kushtëzuar nga financat e dobëta dhe gjyqet pa mbarim me kompaninë angleze, tashmë verdhebluve u duhet të shtrëngohen fort të mos rikthehen në Kategorinë e Dytë.

Këtë nuk e pranon edhe trajneri Marsid Dushku, i cili për SportEkspres.com deklaron se në Cërrik do jetë një derbi mbijetese. “Ndeshje të tilla “derbi” janë të paparashikueshme, por ne shkojmë në këtë sfidë vetëm për të marrë tri pikët. E kemi të qartë vështirësinë që ka kjo përballje, por kjo është sfidë mbijetese dhe vetëm tri pikët do të jenë synimi final. E fitojmë ne, nuk është e pamundur”, theksoi Dushku.

Në Cërrik te skuadra e Elbasanit do të mungojnë kapiteni Duka, i cili është i dëmtuar. Të vështirë për t’u rikuperua e ka edhe Jaupi, por tekniku Dushku ka besimin e plotë te lojtarët e tjerë dhe beson se do ia dalin me sukses. “Elbasani nuk del pa tri pikë nga Cërriku, pavarësisht mungesave që kemi”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *