Duro: Nuk e kishim frikë Partizanin, e dija si do t’ia dilnim!

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka mposhtur Partizanin e tij. Pak i keqardhur, por shumë i lumtur për Flamurtarin e tij, që pak nga pak po nis të vrapojë, aq sa sheh pranë vendin e dytë.

“Nuk do doja të isha unë protagonist i humbjes së Partizanit, e them sinqerisht, por unë jam profesionist, do të bëj maksimumin për Flamurtarin. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj një rivali për titull në tre vitet e fundit, por duhet të jemi të sinqertë që nuk ka fituar me futboll cilësor deri tani, ndaj e kisha bindur skuadrën se mund të fitonte në Tiranë, ndaj një rivali që nuk ishte superior ndaj ne”, deklaroi Duro në “Gol pas goli” në Supersport.

“A jemi ne zëvendësuesi i Partizanit në treshen e kreut? Nuk e them dot, duhet ta thonë specialistët dhe gazetarët. Kemi bërë shumë mirë deri tani, por kampionati është i gjatë, duhet të jemi të përqendruar, për të arritur objektivat që ka skuadra.

“E njoh mirë Partizanin, sepse ka shumë lojtarë që i kam sjellë vetë. Sot përqendrova skuadrën tek eliminimi i Trashit dhe loja e Partizanit nuk ishte rentabël në përfundimet e aksioneve. Partizani është shumë i rrezikshëm në krahun e djathtë, por Hoxhaj dhe Musta ishin të shkëlqyer sot, sidomos në pjesën e dytë.

“Jam i kënaqur nga skuadra, sepse ka ekuilibër të jashtëzakonshëm, ndërsa shumë gola i kemi pësuar me 11-metërsh. Sot patëm momente ku u tërhoqëm dhe Partizani na rrezikoi, por dolëm mirë dhe në pjesën e dytë me hapësirat që patëm mund të shënonim sërish, me pak kujdes.

“Ardit Hoxhaj? Është pjesë e skuadrës, ka pasur dhe do të ketë minuta. U kam thënë të gjithë lojtarëve që do të kenë shansin e vet, edhe pse ka shumë rivalitet, kam 20 lojtarë shumë të mirë. Sot zgjodha Arditin, bëri gjithçka shumë mirë, si me golin, ashtu edhe me veprimet në krah, duke ndihmuar shumë në krah.

“Presion? E patëm sezonin e shkuar, kur rrezikonim rënien, ndërsa këtë sezon jemi shumë të qetë. Presidenti Idrizi nuk na ka vendosur asnjë objektiv, skuadra është e qetë. Nuk kemi asnjë objektiv të qartë, por oreksi vjen duke ngrënë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online