“Hiqni fanellat!”, shpërthejnë tifozët e kuq!

Pas mesazhit të dërguar në fillim të takimit (Në deklarata Facebook e Instagram. Ju gjithmonë të parëve ju pamë. Por në fushë nuk po tregoni. Nuk po ecni me hap kampioni”), tifozët e Partizanit, sapo arbitri Meta ka sinjalizuar për fundin e ndeshjes, kanë shpërthyer me vërshëllima dhe madje janë dëgjuar kore të tipit “hiqni fanellat, hiqini ato fanella”.

Praktikisht, pas tri fitores radhazi, por që të cilat nuk është se kanë sjellë optimizëm, tashmë kupa është mbushur dhe, duke parë Skënderbeun e vendit të parë që është larguar 11 pikë, gjithçka bëhet shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Tifozeria besnike e Partizanit, “Ultras Guerrils”, pasi në Shkodër dolën me mesazhet se “Ju që në katër javë e bëtë çdo gjë pluhur e hi. Ju gënjyen kur ju thanë tre ditë zgjat një çudi. Ne prapë këtu do jemi e ashtu si përherë

krah për krah në tribuna të betuar për fanellë”, u rikthyen në “Selman Stermasi” me një tjetër mesazh të fortë, teksa gjithçka nisi pas ultimatumit për humbjen në Korçë përballë Skënderbeut: “Duhet reagim, nga ndeshja e radhës! Fitorja detyrim!”. Ka qenë ky postimi i shkurtër dhe kuptimplotë, që bie si një kambanë alarmi… dhe ultimatumi”.

Këtë herë, do të duhet më shumë për të rikthyer paqen, duke qenë se Ultras Guerrils nuk kanë ndër mend të dorëzohen me ultimatumet e tyre dhe, së shpejti, reagimi mund të jetë edhe më i fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online