Duro analizon paraqitjen europiane: Falënderoj Skënderbeun, Partizani stonoi

 

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, në një prononcim për Supersport, ka folur gjerësisht për skuadrën që ka rindërtuar në Vlorë, por edhe për paraqitjen e skuadrave shqiptare në kupat e Europës.

“Falënderoj Skënderbeun për atë paraqitje shumë të mirë gjatë periudhës së verës. Edhe Kukësin, pavarësisht se u eliminua në turin e parë, sepse fati nuk e ndihmoi të kalonte në turin e dytë. Por si prezantim, ka qenë jashtëzakonisht dinjitoz. Tirana nuk mund të bënte më shumë me një skuadër si Makabi. Them që e vetmja që stonoi ishte skuadra e Partizanit, me një kundërshtar jo të një niveli europian. Nuk bëri një paraqitje të mirë, duke u eliminuar që në turin e parë dhe duke humbur të dyja takimet”.

Duke u kthyer te Flamurtari, Duro shprehet: “Faza përgatitore ka qenë e gjatë dhe ndoshta ishte e domosdoshme, për arsye se ishte një skuadër e ndërtuar 80% nga e para dhe ishte e rëndësishme kohëzgjatja, që futbollistët të njiheshim më shumë me njëri-tjetrin. Ka kaluar jashtëzakonisht mirë, nuk është e lehtë të ndërtosh nga fillimi, e kam provuar edhe me ekipe te tjera. Jam përqendruar gjithmonë te futbollistë me karakter, të disiplinuar, të gjithë ata që kam marrë, i kanë këto cilësi. Nuk dua të mbështetem te lojtarë të veçantë, por dua përqendroj gjithmonë skuadrën te forca e grupit”, vijoi trajneri.

Marrëdhënia e trajnerit me administratorin Sinan Idrizi duket e shkëlqyer: “Duhet ta falënderoj për kompetencat e plota që më ka lënë në të gjitha aspektet dhe gatishmërinë që ka treguar në ndërtimin e skuadrës. U kam thënë edhe futbollistëve që jemi borxhlinj. Një njeri që nuk shqetëson në punë, rezultatet e Flamurtarit nuk kanë qenë ku duhet, por nuk ishte faji i tij sepse ai vetëm financon, këtë punë e ka bërë më së miri që nga momenti që drejtoj Flamurtarin. Unë parashikoj një kampionat shumë të vështirë. Drejtuesit duan një skuadër që të jetë serioze, agresive, profesioniste, pavarësisht arritjeve në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online